Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thirrur në Vlorë në një mbledhje urgjente ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi dhe drejtues të Policisë së Shtetit për të përshpejtuar ndryshimet në Polici të cilat priteshin në fund të verës. Ky vendim vjen një ditë pas kri.mit të rëndë që trondit Velipojën me 4 të vra.rë dhe dy të plag.osur. Në një deklaratë për gazetarët kreu i qeverisë tha se tani është momenti.
Deklarata e Ramës:
“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës”.-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post