Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentit turk Reccep Tayp Erdogan.
Pas inagurimit, burime për Fax News bëjnë të ditur se kryeministri Rama është takuar me homologun e tij rus Dimitri Medvedev.
Gjithashtu bëhet e ditur se Rama dhe Medvedev diskutuan për raportet Shqipëri-Rusi. Gjatë takimit ishte i pranishëm dhe ministri i Infrastruksturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.
Protokolli i presidencës turke e ka ulur Ramën në krah të homologut të tij rus, Dimitry Medvedev.
Ndërkohë që më herët edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin rus.
Diskutime rreth kësaj post