Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Skoci në kuadër të konferencës së organizuar nga OKB për ndryshimet klimatike. Në Glasgow, kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Në një video të shpërndarë nga kryeministri, shihet se Rama dhe Johnson takohen miqësisht dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër mes tyre.
Postimi i Ramës:
“Glasgow, Skoci – Në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post