Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite një takim në Lushnje ku u prezantuan edhe projektet e realizuara nga Bashkia. Në fjalën e tij, Rama solli në vëmendje disa prej arritjeve të bashkisë së PS-së në Lushnje, për të cilën tha se nuk krahasohen me ato të Partisë Demokratike.
Rama: “Mbaj mend kur kam qenë para shumë vitesh në një hotel në Mallakastër, rrubineti fishkëllente por ujë nuk nxirrte. Qytetet do kenë ujë 24 orë. Nuk është mirë për një vend në mes të Europës të diskutojmë furnizimin me ujë 24 orë. Nuk më vjen turp që po bëjmë të mundur ujin 24 orë në qytetet e Shqipërisë. Nuk e pranoj kurrë ata që më thonë se jemi njësoj me PD-në.
Nuk jemi njësoj fare. Po të ishte njësoj do kishte ende dy pika grumbullimi në Lushnje, jo 19. Nuk janë të gjitha njësoj. Nuk e ka sjell koha që ne sipas gjasave, në fund të këtij viti mund të kemi gjysmë miliardi eksporte bujqësore. Nuk i ka sjellë koha pikat e grumbullimit. Nuk e ka sjell koha që kjo është më e madhja në historinë e vendit. Kur ne kemi marrë detyrën, eksporti ishte 120 milionë.
Kur vija në Lushnje dhe takohesha me njerëz, ata ishin heronj. Bënin heroizëm por pa asnjë mbështetje. Nuk jemi njësoj me non-gratat dhe spiunët. Po të ishim njësoj, sigurisht që sot aty në takimin e gjithë grumbulluesve, nuk do ishin të gjithë ata të majtë dhe të djathtë. Edhe ata të PD-së aty. Puna e tyre se kë votojnë. Shpresoj të marrin kthesën. Sot, unë e them me plot gojën, në bujqësi në këtë zonë, kam parasysh Divjakën, Fierin. Po t’i mbledhim të gjitha bashkë, nuk diskutohet që të rrish në Greqi apo Itali dhe të punosh nëpër fusha, dhe mos të vish të punosh këtu, fiton shumë herë më shumë se atje. Fiton më shumë po të punosh me prodhuesit seriozë. Nuk është njësoj.
Nuk dua të ndalem shumë gjatë tek pjesa e Lushnjes. Dua ta mbyll me vizitën e parë tek fabrika e miellit. 50 vende pune bosh. Pagat konkurruese me pagat në Gjermani, për atë linjë. S’ka punë, s’ka fabrika. Sigurisht që po e pe Shqipërinë në televizor, normal që nuk ka asgjë”, shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post