Pak ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shkolla Sami Frashëri do ndërtohet një do ndërtohet në Paskuqan dhe se sheshi ku ishte kjo shkollë më parë i është kthyer pronarëve dhe do të bëhet pallat.
“Shkolla u prish për t’u rindërtuar, por ka vendim qeverie që toka do i kthehet pronarëve”, tha Kryemadhi. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe sot kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar pamjet nga nisja e ndërtimeve të kësaj shkollë, në themelet e mëparshme.
“Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të thoshte Sami Frashëri për ata që dita-ditës këmbëngulin djallëzisht në gabimet e tyre…
Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër”, shkruan Rama në postimin e tij.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post