Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori me një personazh VIP ndërkombëtar i cili nuk kishte pranuar të dilte nga salla e pritjes në rinas nëse qeveria shqiptare nuk do t’i dërgonte një automjet të blinduar dhe mbrojtje me kallashnikov. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si qytet, në Pallatin e Brigadave, Rama preferoi të tregonte këtë histori. Kryeministri vuri në dukje faktin se personi në fjalë, nga një njeri i tmerruar që kishte frikë se mos e vrisnin në kryeqytetin shqiptar, ishte kthyer duke kërkuar ndjesë pasi ishte mrekulluar nga mikpritja.
“Ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë ose që janë në pozicione shumë të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të kthehen në Tiranë. Mora vesh për njërin dhe i çova një e-mail dhe i thashë: A është e vërtetë se ke aplikuar për t’u kthyer në Tiranë? Po, është e vërtetë më tha, pasi ke qenë në Tiranë nuk ka kontinent që ta mbush syrin. Tani s’më intereson se kush po më shan, por kjo është e vërtetë.
Mbase ata që vijnë nga Amerika janë të lumtur sepse këtu ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerëve iu duket sikur vijnë në mes të Europës. Kanë ardhur austriakët, italianët, komunistët, pastaj liri-demokratikasit dhe pastaj në fund fare erdhi dhe lali Eri. Në të gjithë këtë rrugëtim Tirana u ndërtua si një qytet etektik. Imagjinoni pak çfarë do të ndodhë pas 100 vjetësh këtu…është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje por unë mendoj se asgjë nuk e pengon Tiranën të jetë befasuese.
Tirana është një vend ku të të gjithë përpiqen të vënë rregull, por që sërish do dalë dikush që do të prishë rregullin. Tani do flas për një VIP ndërkombëtar nga një vend shumë serioz. Kishte ardhur me policë dhe nuk dilte nga salla VIP në Rinas. Donte automatik dhe makinë të blinduar. Kishte idenë se kishte ardhur në një vend ku rrrugës mund ta vrisnin apo ta martonin me zor. Pas shumë negociatash, u detyruam, sepse erdhi deri tek unë fjala. I thashë të kthehej sepse ne nuk ofrojmë shërbime me kallashnikovë. Ai u bind dhe erdhi në Tiranë e më kërkoi ndjesë. Më kërkoi falje dhe më tha se ndihej në siklet, sepse kishte parë shumë vende dhe ishte ndjerë budalla nga kërkesa që kishte bërë. Ky është fakt,”– tha Rama ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post