Pak minuta më parë, kryeministri i vendit, Edi Rama votoi në qendrën e votimit në Surrel, me bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Në një paraqitje të qetë në qendër, kryeministri Rama më pas doli me një reagim për mediat ku iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin të gjithë dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
Pasi kryeministri Rama dha mesazhin e tij, u pyet nga një gazetar për ardhjen e kryeministrit të Kosovës në Shqipëri për të votuar. Këtë pyetje kryeministri e injoroi, duke u largua nga gazetarët.
Diskutime rreth kësaj post