Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka treguar postblloqet e policisë që po ngrihen në të gjitha zonat e gjelbërta që do të lehtësojnë masat nga dita e nesërme.
Në video shihen policë të shumtë në rrugë të ndryshme, ndërsa edhe vetë kreu i Policisë, Ardi Veliu i cili ka inspektuar pikat e kontrollit, teksa iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit.
“POLICIA E SHTETIT përgatitet për Zonat e Gjelbërta dhe kërkon vetëdijësim, mirëkuptim, bashkëpunim nga çdo qytetar!”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post