Kryeministri Edi Rama ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Prokurorinë për të zbardhur skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve.
Në fund të konferencës për media, kryeministri Rama u shpreh se nëse Prokuroria kërkoj të dëgjojë opinionin e tij mbi këtë skandal, është i gatshëm që ta thotë.
Deklarata e Ramës:
“Në qoftë se prokuroria do të dëgjojë opinionin tim, unë jam gati tua them. Nuk e them publikisht, se nuk dua të bëj politikë. Unë e kam shumë të qartë se për çfarë mund t’iu duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve”, u shpreh kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post