Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Revolucioni Digjital i Kadastrës brenda këtij mandati qeverisës do të zgjidhë hallet e qytetarëve me këtë shërbim. “Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”, ka shkruar Rama.
Postimi i Ramës:
“#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.
“Denonco Kadastrën” këtu ëëë.shqiperiaqeduam.al”-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post