Sporti shqiptar ka marrë një premtim të madh nga kryeministri Rama në prag të festave të fundvitit.
“Ambicia ime është që të bëjmë një fshat olimpik shqiptar ku të mund të jetë infrastruktura e administratës së federative. Gjithashtu ku mund të bëhen edhe aktivitetet e kampionateve të 16-vjeçarëve, 18-vjeçarëve për të gjithë sportet. Qoftë gara ballkanike, por pse jo dhe europiane,”-tha Edi Rama.
Në takimin që kryeministri zhvilloi sot me komitetin olimpik dhe të gjithë federatat sportive që e përbëjnë atë, numri 1 i qeverisë premtoi se në 2022 do të ketë një plan të qartë për një lëvizje të madhe sportive.
“Është koha që të fillojmë të organizojmë brenda shkollave, brenda sistemit tonë arsimtar parauniveristar dhe universitar klasat sportive, duke ndërtuar edhe një kalendar kompeticioni garash të fëmijëve dhe të rinjve, qoftë në nivel lokal dhe kombëtar,” u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post