Kryeministri Edi Rama duke komentuar sërish provokimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri i Serbisë, tha se e ardhmja e shqiptarëve “është në duart tona”.
Ndërsa tha se është “për të qarë e për të qeshur”, që Presidenti serb i rikthehet këtyre provokimeve që sipas tregojnë “një ngërç ku ndodhet Serbia”.
Rama tha se procesi i vaksinimit në Kukës të mjekëve e infermierëve kosovarë:“Më vjen mirë që koinçidoi rastësisht, por ndonjhëherë rastësia është shpata me të cilën domosdoshmëria çan rrugën, me publikimin dje të nje harte leshi, po e them shqip harte leshi nga presidenti i Serbisë i cili është edhe për të qarë edhe për të qeshur se si i rikthehet herë pas herë provokimeve të kësaj natyre që në fakt tregojnë një ngërç të madh, ngërç i Serbisë, s’është ngërçi yni, ndërkohë që e ardhmja e shqiptarëve është në duart tona”.-u shpreh ai.
“Unë kam shumë besim që përtej ngatërresave, po me duart tona ne po ia dalim të bëjmë duke e penguar veten hera-herës, kjo dekadë do jetë dekada e shqiptarëve pa diskutim”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post