Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme, ka inspektuar përfundimin e aksit Kardhiq-Delvinë, që ka kushtuar 108 milionë euro dhe është e gjatë 33 km.
Rruga do të shkurtojë udhëtimin drejt bregdetit të Sarandës dhe fshatrave turistikë të Jugut.
Rama foli edhe për projektet e tjera infrastrukturore që pritet të përfundojnë në muajt në vijim.
Kryeministri tha se radhën e përfundimit të projektit e ka tuneli i Llogarasë dhe Bypassi i Vlorës që pritet të hapet në datën 7 korrik.
“Tani mbaroj kjo, tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”,-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post