Kryeministri Edi Rama, prej disa ditësh tashmë ka nisur turin në bashkitë e vendit, ky tur, sipas asaj që është thënë nga selia rozë, ka për qëllim që të vlerësojë punën e bërë deri më tani nga kryebashkiakët aktualë.
Ditët e fundit të kësaj jave që mbyllet sot kreu i qeverisë ka qenë në Bulqizë, Mal, Klos e Peshkopi. Ndërsa, mëngjesin e së dielës, Rama teksa postoi një foto nga Dibra ka kritikuar opozitën.
Sipas Ramës, ajo që ai e cilëson si “e djathta e rublave e la Dibrën djerrë,” por shton kreu i qeverisë, tashmë kanë nisur të duken frytet e punës së bërë nga të majtët në këtë bashki.
REAGIMI I RAMËS FACEBOOK:
“MIRËMËNGJES
dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”, shkruan Rama,
Diskutime rreth kësaj post