Ditën e sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se për të gjithë turistët dhe pushuesit kudo që ndodhen në mal apo në det, është siguruar kujdes shëndetësor 24.
Kreu i qeverisë bën me dije se janë hapur 29 qendra shëndetësore, me shërbim 24/7 në zonat turistike, si dhe 160 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për emergjencat.
Postimi i Ramës:
“Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të #sigurt.
29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike
160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat
Barna dhe materiale mjekësore të garantuara
Telefononi #UrgjencënKombëtare127 për çdo emergjencë shëndetësore #SezonTuristikISigurt
#ShëndetësiaNëGatishmëri#”,-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post