Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryeministri kabinetin qeveritar menjëherë pasi u betuan para Presidentit Ilir Meta. Rama i njohu menjëherë me Kodin Etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës.
Deklarata e Ramës:
“Qytetarët na kanë besuar shërbimin e lartë të qeverisjes së vendit. Në kod nuk shkruhet që asnjë anëtar i qeverisë nuk mund të fluturojë me biznes class jashtë shtetit. As edhe që të drekojnë, përveç për festa familjare, apo drekat edhe darkat janë për arsye pune. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet përgjithësisht janë zbatuar. Kjo ka ndryshuar më parë që anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shullëheshin në plazhet e botës. Një ministër nuk mund të pranojë bileta udhëtimi nga kompani private për bashkëshortin.
E njëjta gjë vlen edhe për veturat e qarkullimit në rrugë. Po njësoj edhe ndalimi i makinës së ministrit nga familjarët në mungesë të tij. Ndalimi në kafene dhe lokale në ditët e punës. Kjo është edhe arsyeja që desha ta them që të gjithë ta dimë, qeveria ka një Kod Etik dhe nuk është vetëm një kornizë normash. Dua ta bëj me dije se në rastin e parë të mos respektimit ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet. Kjo bën fjalë edhe për mua. Se kam problem që të respektojë dhe 4 vite të tjera. Po ashtu, një tjetër gjë që sqarohet është dhe çështja e dhuratave. Sot kryeministria ka një magazinë për dhuratat, qoftë për medaljonet, deri te dhuratat me vlera të larta monetare. Deri në 2013-ën nuk i lanë në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se këtu ka qëndruar një fuqi pushtuese që ka marrë çdo gjë.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post