Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat për herë të parë për vitin 2023. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka postuar disa voto nga mbledhja me kabinetin e tij, krahas së cilave shkruan se kanë diskutuar për projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate pozitive gjatë vitit 2023.
“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë”,-shkruan Rama.
Ditën e nesërme kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me drejtuesit politik të qarqeve, ku duket se në fokus do të jetë organizimi i partisë në një kohë që pak muaj më vonë mbahen zgjedhjet lokale.
Diskutime rreth kësaj post