Kryeministri i vendit Edi Rama, thekson se mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes, njoftoi në “Facebook”, teksa shton se përfitimet nga ky bonus, kanë nisur që prej Janarit të vitit 2019.
Postimi:
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Kujtojmë që qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
Diskutime rreth kësaj post