Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Granada të Spanjës ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian, kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.
Samiti i tretë i komunitetit politik evropian, ka mbledhur sot liderët e 47 vendeve evropiane në qytetin spanjoll të Granadës dhe një nga temat kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit e takimit do të diskutojnë se si ta bëjmë Evropën më elastike, më të begatë dhe gjeostrategjikisht të rëndësishme, njoftoi Këshilli i Bashkimit Evropian.
Në samit ishin të ftuar presidentët e shteteve dhe qeverive të 47 vendeve, si dhe presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Përveç anëtarëve të BE-së, në samit do të marrin pjesë ndër të tjera liderët e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Turqia, Armenia, Azerbajxhani.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, u tha gazetarëve në Bruksel se zgjerimi i BE-së do të jetë ndër temat kryesore të samitit të Komunitetit Politik Evropian, si dhe samitit jozyrtar të BE-së një ditë më vonë.
Ai tha se situata aktuale në Kosovë do të diskutohet në margjinat e samitit të BE-së, duke paralajmëruar se “dhuna nuk është e pranueshme” dhe se “mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen si kusht për integrimin në BE”.
Diskutime rreth kësaj post