Qytetarët e prekur nga tërmeti do të kenë një platformë online, me anë të së cilës do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit. Kryeministri Edi Rama tha se çdo familje do të mund të aplikojë në platformë duke marrë një kod përkatës, por njëherazi bëri thirrje që të mos abuzohet dhe të mos i hyjmë në hak askujt.
Madje i bëri thirrje edhe opozitës që të denoncojë çdo rast të mundshëm abuzimi për të cilin mund të ketë informacion.
“Ne do të garantojmë që parametrat e ndërtimit të jenë anti-sizmike. Që nëse ndodh një tjetër lëkundje, shtëpitë të jenë shumë më rezistente dhe që garantojnë cilësi jete. Pallatet të jenë shembullore për nga pikëpamja e të gjithë parametrave. Patjetër është e lehtë të thuhet por jo e lehtë të bëhet. Siç e tha ministri shumë shpejt do të keni modelet e zhvillimit. Moslejimin e degradimit në dallavere dhe qoka.
I kemi studiuar eksperiencat në vend të tjera. Ka procese që e kanë çuar vendin më lart, dhe ka shembuj historish të turpshme. Ne kemi ndërtuar këtë platformë transparente ku bashkitë do të kenë regjistrim elektronik për programin. Çdo familje do të ketë akses për ta ndjekur gjithë procesin. Do të ndëshkohen rastet që janë futur familje që nuk e meritojnë.
Iu lutem shumë mos i hynë në hak askujt. Mo shtyni në gjynah. Bëjeni sikur të kishit mbetur ju pa shtëpi. Kryebashkaikaëve iu them faleminderit për punën e bërë deri më tani. E keni përballuar me dinjitet dhe vullnet, por duhet t’i qëndroni në kokë këtij procesi. Ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë. Të gjitha këto do të monitorohen dhe kush do kapet do ndëshkohet. Kemi një grup që do bëjë vetëm këtë punë. Nuk i njeh asnjëri. E ftoj opozitën që të dali dhe të vejë ulërimën për çdo rast të tillë. Të na shurdhojnë me shpifje. Por në mes të shpifjeve do të jetë edhe ndonjë e vërtetë.”, u shpreh kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post