E konfirmon Rama: Ylli Manjani, ministër Drejtësie
Vetë kryeministri Edi Rama konfirmon se Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Në një njoftim për shtyp nga selia e qeverisë pohohet se, “kryeministri Rma pranoi sot dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, zotit Nasip Naço, duke e falenderuar atë për kontributin e dhënë në ekipin qeverisës. Më pas Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim konsultativ me bashkëkryetarin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Ilir Meta, ku kanë vlerësuar punën e ministrit Naço dhe kanë diskutuar për zëvendësimin e tij.
Duke vlerësuar se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit, Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar”. Sipas kreut të qeverisë, reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit. Emri i Manjanit pas firmosje nga Rama i kaloi për dekretim presidentit Nishani.
Diskutime rreth kësaj post