Kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë me dije se po vijon puna nga Veriu në Jug, me mjete borëpastruese për të siguruar që qarkullimi i mjeteve të vijojë pa probleme.
Ai këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes kur udhëtojnë në zonat malore, duke ulur shpejtësinë, si dhe duek ndjekur udhëzimt e Policisë.
“Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”,shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post