Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka falënderuar donatorët që i dhuruan Shqipërisë 1.15 milionë euro, ku sipas ti edhe kryeministri ka meritën për tejkalimin e grumbullimit të më shumë fondeve se sa ishte parashikuar nga Konferenca e Donatorëve.
“BE dha një mesazh që i mungon Ballkanit; Europa është këtu, e organizuar në bazë të solidaritetit, ju jeni pjesa jonë. Shuma e arkëtuar, duhet vlerësuar donatorët por dhe Kryeministri. Zakonisht nuk arrihet shuma e kërkuar në konferenca e donatorëve. Është arritur të merren 400 milionë euro grante.”– tha ish ministri.
Malaj tregoi edhe sfidat që ka menaxhimi i fondeve të grumbulluara në Konferencën e Donatorëve. Sipas tij, sfida kryesore është menaxhimi efektiv i këtyre fondeve.
“Shifra është më e madhe se nevoja. Gjithçka është pjesa e implemtimit. Ndërtimi i shtëpive është rreth 600 milionë euro. Sfida do të mbetet përgjegjësia në implementim dhe transparenca. Donatorët janë optimistë në fillim. Problemi do të nisë pasi vende të ndryshme kanë probleme të ndryshme. Puna më e vështirë do të jetë përdorimi efektivë i ndihmës. Strehimi është problemi kryesor, shëndetësia, arsimi, furnizimi me ujë etj.”– tha Malaj.
Diskutime rreth kësaj post