Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se do të vazhdojë me takimet në kuadër të Konferencës së Donatorëve për Rindërtim.
Rama iu është drejtuar m3e një mesazh edhe të gjithë personave që i kanë thënë se situatën e tërmetit duhet ta përballonte vetëm.
Rama është shprehur se për shtëpinë e tij nuk do t’ia shtrinte dorën askujt, por këtu kemi të bëjmë me shtëpinë tonë të përbashkët dhe takimet do të vazhdojnë.
“Ky rrugëtim për të sensibilizuar dhe kërkuar mbështetje është një domosdoshmëri si sikundër kam takuar kryeministrin e Italisë apo kancelaren, do të kem disa takime të tjera. Përfitoj nga rasti t’i them të gjithë atyre që shprehen se kjo duhej bërë vetë, nuk kemi pse lypim lart e poshtë. E para po të ishte për shtëpinë time nuk do t’i shtrija dorën askujt, por këtu bëhet fjalë për shtëpinë tonë të përbashkët. E dyta që në raport me madhësinë dhe mundësitë tona, ky është një operacion që asnjë vend nuk do ta kishte përballuar dot thjesht i vetëm, se përndryshe nuk do kishte BE mekanizma solidariteti për rastesh fatkeqësisht natyrore, kur ndodh diçka në një vend, të gjithë vendet e tjera bëhen bashkë dhe e mbështesin atë” , tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post