Pas replikave të njëpasnjëshme gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama iu përgjigj i irrituar deputetit Mysilm Murrizi. Rama tha se si ai ashtu si edhe opozita jashtë Kuvendit hanë e pijnë dhe bëjnë sikur iu qajnë hallin njerëzve në nevojë.
“Nuk e di pse hidhesh përpjetë (Murrizit) unë fola në përgjithësi për ata që hanë e pijnë dhe bëjnë sikur iu qajnë hallin atyre që janë në nevojë sot, bëjnë fiks si në ato poemat e Eqerem Bej Vlorës. Franca ka akorduar 1500 euro plus për mjekët në zonat e kuqe edhe ne kemi dhënë 1 mijë euro plus, nuk po bëj krahasim por ato që dëgjoni në tv dhe dënglat që shisni këtu s’kanë lidhje me realitetin fare. Kush është ajo qeveri që con qese (me ushqime), dëgjova këtu. Italia jep tollona ushqimi. Kur flasim të mos harrojmë ku jemi, cfarë mundësish kemi e çfarë kemi arritur të bëjmë deri tani.
Dënglat i dëgjova këtu, por se kam me ju, e kam me shumë të tjerë individë që jeni njësoj komplet. Flasin dhe nuk dinë çfarë flasin…dëgjojmë këtu t’i çojnë të punojnë tokën këta të riatdhesuarit. Unë ju them se deri tani s’kemi bërë asnjë gabim, e tha ministri Lleshaj që mjafton një njeri të të bëjë gjëmën,..riatdhesimet janë shëmbuj se kanë sjellë valë të reja të virusit, tregova Singaporin dje si rast që ishte shembull në përballimin me virusin, por u kthye virusi kur riatdhesuan 500 studentë. Lerja Zotit thotë teologu Myslim…”, – tha Rama, ndërkohë që Murrizi replikoi sërish nga vendi.
Ndërsa fjala e Murrizit nuk dëgjohej, kryeministri vazhdoi:
”Boll tani se të paska futur karantina në situatë absurde…nuk dua të kthehem shumë në kohë, bashkë ju dhe ata që s’janë këtu, ju bashkë me ta qani hallin e të varfërve që janë me ndihmë ekonomike, por kur ishit në qeveri i detyroheshit atyre 45 milionë dollarë, nuk ia kishit dhënë fare. S’kishte as pandemi as tërmet atëherë. Mos mashtroni njerëzit, filloni nga informimi i vetëvetes në radhë të parë, gënjeni veten ju! Lëreni Zotin në punën e vetë. Zoti të jep jetën, të jep edhe mendjen tani ndihmo veten të të ndihmojë të thotë”. – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post