Kryeministri Edi Rama nuk i kurse kritikat ndaj opozitës në fjalën e tij sot në Kuvend.
Deklarata e Ramës:
“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një gjë tjetër, është tipar i mendjelehtësisë, keni 8 vite që përsërisni të njëjtën gjë dhe merrni të njëjtin rezultat. Nuk iu shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive dhe sajesave për masakra elektorale, se aty ju kam gjetur, dhe aty do tju lë, duke i marrë shqiptarët për budallenj.
Kjo është zgjedhja juaj, aq më pak tani që jeni në një garë, se kush është kukulla dhe kush është pengu, ju mund tiu thoni shqiptarëve çfarë të doni, por mençuria e një populli ka një barometër, ka kaq kohë që iu thotë, hej këta nuk janë më të mirët, por ta harroni që ju jeni më mirë.
Dje kryefjala në samitin e Ballkanit dhe BE ishte kriza energjitike, dhe ju thoni jo se Shqipëria ka ujë. Ju i thoni shqiptarëve fatura e energjisë është më e larta në rajon, është thjesht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur, dhe ju jeni krenarë se ishit pararoja, keni vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar, në lirinë e tregut kapitalist. Nga mënyra si flisni ju dukeni sikur jeni mbeturina e sistemit të vjetër.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post