Kryeministri Edi Rama, nga Tepelena, ku është duke mbajtur takimin e radhës elektoral nuk ka nguruar pa sulmuar opozitën, pas situatës në aeroportin e Rinasit.
“Ata janë ata që janë, këtu në Tepelenë nuk ia vlen të flasësh më për ta sepse jua keni treguar vendin sa herë që është dashur. Dhe ja ku janë prapë sot, thonë që para tetë viteve ndodhi një aksident, domethënë populli u çmend, lajthiti dhe hoqi ta për zverku kur po bënin mrekullira.
Më thonë pastaj që pse nuk tregon projektin tënd, por merresh me ata. Ne nuk kemi një plan për tu bërë qefin njerëzve, kemi një plan konkret veprimi. Këto kemi ne. Plani ynë i veprimit thotë që ne do rrisim pagën minimale.” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post