Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për një media italiane, në lidhje me strehimin e afganëve në vendin tonë.
Rama ka theksuar se për Italinë, mirëpritja e refugjatëve afganë është një detyrë, duke shtuar se dhe Shqipëria do t’i hapi dyert refugjatëve të ardhur.
“Historia jonë na e imponon këtë gjë”, ka thënë Rama. “E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama.
Më tej kryeministri ka theksuar se mirëpritja e refugjatëve është një detyrim për Shqipërinë.
“Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”, tha Rama.
Më tej Kreu i Qeverisë ka nënvizuar se pritet të vijnë rreth 3 mijë afganë në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post