Kryeministri Edi Rama u pyet nga televizioni francez TV5Monde edhe në lidhje me hapjen e negociatave
Intervista:
Pyetje: U bënë vite që prisni? A është frustruese? Në ç’pikë janë negociatat me Brukselin?
Rama: Të themi të vërtetën, nuk është frustruese, sepse e kuptojmë që vetë Evropa është e frustruar nga problemet e saj të brendshme. Prej krizës së refugjatëve të 2015, po ndodhin shumë gjëra në nivelin evropian, të cilat bëjnë që Bashkimi Evropian të mos arrijë të funksionojë në të gjitha frontet dhe as të menaxhojë nacionalizmat që po lulëzojnë në shumë vende. Edhe pse ekstremi i djathtë për fat të mirë nuk është në pushtet në asnjë vend evropian, qasjet e ekstremit të djathtë ndikojnë sidoqoftë mbi qëndrimet e qeverive të moderuara, e të vetë Bashkimit Evropian. Në këtë pikë, jemi të qartë, ne duhet të bëjmë gjithçka duhet për t’u bërë një vend evropian, për t’u bërë një vend i BE, për t’u bërë një vend i shtetit të së drejtës, sepse e bëjmë këtë për fëmijët tanë. Nuk e bëjmë sepse është dikush në Bruksel, në Paris, apo në Berlin që na e kërkon dhe kjo është rruga e vetme, nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi vërtet krenarë që do të vazhdojmë në këtë udhë, ka pengesa por s’ke ç’i bën, ne vazhdojmë.
Diskutime rreth kësaj post