Këtë të mërkurë kryeministri Rama ka shkuar në zyrën e re të OSBE-së në Vjenë, institucion të cilin do ta drejtojë Shqipëria për vitin 2020.
I pyetur nëse muxhahedinët (të cilët qëndrojnë në Shqipëri) mund të përbëjnë një rrezik për një sulm të mundshëm të Iranit drejt Shqipërisë, Rama u shpreh se nuk ka bindjen se vendi ekspozohet ndaj një rreziku. Përkundër besimit të vet, Rama theksoi se Shqipëria është aleate e SHBA-ve dhe se në këtë aspekt ‘është në duar të sigurta’.
“Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne, në raport me Iranin ne kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e trafitës shqiptare dhe në vazhdën e një aleance strategjike me SHBA-të… për të mikpritur dhe për t’i hapur dyert për një grup njerëzisht që kanë qenë të rrezikuar.
Unë nuk besoj se kjo e ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë dhe nuk kemi arsye të besojmë këtë. Ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë Në këtë rast ne jemi në duart të sigurta si të thuash dhe ne nuk kemi arsye objektive që të mendojmë se kemi një ekspozim të veçantë. Por nga ana tjetër, ne jemi të vetëdijshëm dhe të angazhuar mbi këtë proces”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post