Kryeministri Edi Rama kritikoi sot hapur drejtuesit e policisë në qarqe dhe madje i akuzoi edhe për korrupsion. Teksa fliste me ta për masat e reja për pastrimin e territorit dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme. Rama ballë për ballë u tha drejtorëve se mes tyre ka korrupsion.
“Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyhet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det.
Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të pastrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë. Kush e mban përgjegjësinë që s’është bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetëveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit.
Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësi, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përveçse korrupsion. Nuk ka asnjë emër tjetër kjo. Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hedhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri. Nga vijnë këto gurë? E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i sheh njeri.
Ndërkohë avllinë e dikujt në firifistun e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në firifistun. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur. Dakord jam unë, por nuk duhet të fillojë atje dhe të mbetet atje. Të fillojë njëherë këtu poshtë e pastaj të shkojmë atje.
Është e turpshme kjo, sëkëlldisëse.”, – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post