Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka marrë meritat për lirimin e 3 efektivëve shqiptarë të policisë, që u rrëmbyen më herët nga Serbia. Në një reagim pas lajmit për lirimin e tyre, Orban shprehet se ishte ai që ia kërkoi presidentit Aleksandër Vuçiçit që t’i lironte, dhe për këtë arsye sot efektivët janë jashtë qelisë.
Ai e cilëson këtë si një dëshmi të bashkëpunimit mes Hungarisë dhe Serbisë.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit, të cilin ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkroi Orban.
Diskutime rreth kësaj post