Ditën e djeshme, Partia Demokratike zhvilloi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.
Për ish-deputetin e PD në këtë qark, Tritan Shehu procesi shkoi normalisht dhe pati një pjesëmarrje të madhe.
‘Shkoi normalisht. Pati një pjesëmarrje të madhe të Partisë Demokratike. Kjo është në kuadër të përgatite së për zgjedhjet e 25 prillin, për të arritur fitoren që ne jemi të bindur se do e arrijmë si Parti Demokratike dhe si opozitë. Nuk ka rrugë tjetër, kjo është e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit, mbas kësaj situate tragjike që ndodhet vendi në shumë aspekte. Ky proces ka dis qëllime.
Njëra është cilësia e kandidatëve, por dhe të jetë transparent. Nga ana tjetër ka për qëllim që pjesë e këtij procesi të jetë anëtarësia e PD. Krijohet një lidhje dhe motivim më i fortë midis anëtarësive dhe kandidatëve, dhe shkojmë më të përgatitur në zgjedhjet e 25 prillit, me fitoren që po na troket në derë. Fakti që ky proces po shkon mirë, dhe tregon një pjesëmarrje të njerëzve, tregon se ka sukses.”-tha Shehu.
Sipas tij, kryeministri Rama nuk po vendos akoma se ku do kandidojë, pasi është në panik dhe e ndjen humbjen.
“Rama është në panik të thellë. Rama e ndjen humbjen, rezultatin dhe ndëshkimin e rëndë që do i japë elektorati shqiptar më 25 prill. Këto lëvizje i ka nga paniku që ka. Njëherë do thotë Durrësin, njëherë Vlorën e Tiranën, sepse kudo shikon rezultate negative. Kjo tregon që ai ka dështuar. Unë do vazhdoj të jem në Gjirokastër. Principi dhe parimi im është që të vazhdoj me ata njerëz me të cilët kam punuar dhe do jenë ata që do gjykojnë për mua.”-tha ish deputeti.
Diskutime rreth kësaj post