Deputeti Dashamir Shehi, shprehet se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen, si e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë hetimeve. Duke ju referuar rastit “McGonigal”, deputeti opozitar tha se kryeministri duhet të përballet me të vërtetën për të sqaruar këtë problem.
I ftuar në emisionin “Drejt” me Luan Ramën, kreu i LZHK-së ka deklaruar se çështja “McGonigal” është përtej kontrollit kryeministror, prandaj ai është në këtë hall të madh.
“Rama duhet të përballet me të vërtetën. Edhe nga krahu tjetër nuk shoh një zë racional, por vetëm bëjnë zhurmë aty. Për ta sqaruar këtë problem, sepse nuk është puna e Ramës, pasi është loja e shtetit shqiptar dhe mënyrën se si përcillen institucionet e vendit, kur në shumë vende të tjera do të kishte ndodhur dorëheqje për t’i hapur rrugë hetimit.
Ramë si ka ndodhur hataja më e madhe në mendjen e vet që e ka pas të mbrapshtë. I ka ndodhur diçka që është përtej kontrollit kryeministror dhe prandaj e ka zënë ky hall i madh. Këtij i kanë ndodhur shumë halle, qysh me incineratorët dhe ministrat që mbillni drogë, por nuk e kanë shqetësuar sepse i ka nën kontroll. por tashmë nuk i ka nën kontroll se janë letrat e Amerikës”, është shprehur Dashamir Shehi.
Diskutime rreth kësaj post