Ben Blushi ka botuar librin e tij më të ri, të quajtur “Kryeministri”.
Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar një foto të kopertinës së librit ku dhe vë në dijeni lexuesit.
“Ky është KM. Libri im i ri. Që tani në çdo librari”, shkruan Blushi.
Pritet që promovimi të bëhet javën e ardhshme kur edhe nis Panairi Kombëtar i Librit.
Ben Blushi pak ditë më parë shpalli publikisht krijimin e një partie të re politike, “LIBRA”, bashkë me deputeten Mimoza Hafizi.
Ata u larguan nga Partia Socialiste për shkak të qëndrimeve të lidershipit të saj, Edi Rama, dhe pengesës që ai i bëri garës për kryetar të partisë.
Diskutime rreth kësaj post