Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qartësuaar se se ulja në një tryezë për reformën zgjedhore nuk është marrëveshje politike, por një dakordësi për të krijuar rregullat e lojës.
Sipas saj, dakordësia u arrit pas ndihmës nga ndërkombëtar, veçanërisht rolit të ambasadorit britanik në vendin tonë, Duncan, i cili sipas saj, “krijoi infrastrukturën e takimit”. Por ajo ndau falenderim edhe për përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se mazhoranca u ul pas presionit nga SHBA dhe BE.
“Nuk mund të them që pati ndërmjetësim ndërkombëtar. Por dy ambasadat më të angazhuara, është ambasadori anglez, jo vetëm në këtë proces por edhe në të tjera, për të çuar drejt zgjidhjes. Ai ka krijuar infrastrukturën e takimit, por edhe pjesëtarë të tjerë të bashkimit evropian. Rëndësia është se kjo nuk është marrëveshje, por dakordësim për të vendosur rregullat e lojës, që do të përleshemi në fushën e betejës, që janë zgjedhjet që do të jenë së shpejti. Por ka pasur presion edhe nga BE dhe SHBA”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post