Monika Kryemadhi në emisionin e Çim Pekës tha ndër të tjera se sa më shpejt të zhvillohen zgjedhjet parlamentare aq më mire do jetë për Shqipërinë, pasi do shpëtojë populli nga Rama e banda e tij.
Kryemadhi ishte e vendosur për të mbaruar reformën zgjedhore e mënjëherë në zgjedhje, sepse Rilindja do pësojë një humbje drastike.
Kryemadhi, e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një zvarranik të politikës, që të gjitha betejat i ka fituar me koalicone e jo me përballje.
Ajo iu referua periudhës së para 20 viteve, kur Ilir Meta, kryeministër po rriste një figurë politike si Rama.
“Ilir Meta kryeministër në atë kohë që po rriste një kafshë politike? Unë nuk mund ta quaj kafshë politike zotin Rama. Unë do ta quaj një zvarranik të politikës. Unë p.sh me fjalë kafshë politike quaj njerëz të cilët janë punëtor, përballen, luftojnë për sfidat e tyre që janë të drejta.
Ndërsa, zotin Rama unë do ta quaj zvarranik. Zotin Rama, nuk e shoh në asnjë një asnjë betejë, të fituar me ndershmëri në betejat e tij politike. Të gjitha betejat e tij politike kanë qenë të stimuluara në koalicione të ndryshme. Pra, po themi njëherë më Ilir Metën, një herë me Gramoz Ruçin, njëherë me Lulzim Bashën, pastaj njëherë me dikë tjetër dhe asnjëherë nuk ka fituar një betejë të vetme i vetëm.”, tha Kryemadhi për Syri Tv.
Diskutime rreth kësaj post