Pas fjalës së mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ditën e sotme, ku foli për degradim total në të gjitha institucionet dhe ministritë që u drejtuan nga LSI për 4 vjet, nuk ka vonuar edhe reagimi i Monika Kryemadhit.
“Kriminelët që Rama ka zgjedhur për t’i patur në krahë, nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar ka për të marrë fund. Më mirë të kesh në krah një infermiere, një këngëtare sesa vrasës apo trafikant”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI dhe se Shqipëria nuk mund të qeveriset me kriminelë. “Mund ta qeverisë shtëpinë e tij me kriminelë, por Shqipërinë jo”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post