Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në një takim me strukturat e Cërrikut.
Kryemadhi ka lëshuar akuza të ashpra. Ajo është shprehur se Rama ka një frikë të madhe. Sipas saj, ai ka frikë nga revoltat popullore.
“Pse mos t’ja bëjmë vettingun edhe Edi Ramës?! Rama nuk e pranon vettingun në politikë sepse po licencon bandat kriminale. Ai ka frikë nga ikja nga pushteti, por dhe nga revolta popullore. Duke i përulur shqiptarët, ai do që t’i kontrollojë ata”,- është shprehur kryetarja e LSI-së.
Diskutime rreth kësaj post