Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa falënderoi protestuesit nga selia e partisë së saj, tha se një kryeministër i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij është i larguar”.
“Falënderoj protestuesit që përballuan një nga protestat më të mëdha të tranzicionit. Falënderoj gjithë shqiptarët, falënderoj shoferët e autobusëve që janë gjobitur nga policia e Edi Ramës, i siguroj që do i marrin paratë një nga një. Falënderoj gazetarët e terrenit që s’na janë ndarë në asnjë moment.
Ju bëj thirrje atyre që dhanë urdhër të lëshojnë gazin, t’i bëjnë llogaritë mirë se hesapet i kanë me mijëra protestues që ishin në shesh. Shqiptarët treguan edhe njëherë që Rama ka dështuar me politikën e tij, me ekonominë, me drejtësinë me të ardhmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij është i larguar”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post