Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur këtë mbrëmje në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore, teksa ka deklaruar se opozita po mendon për një emër për bashkinë e Tiranës.
E ftuar në emisionin Përballë në TVSH, Kryemadhi madje është shprehur se ka informacione brenda PS-së,se Rama mund të mos e rikandidojë Erion Veliajn në bashkinë më të rëndësishme të Shqipërisë. Kryemadhi e ka argumentuar këtë deklaratë duke thënë se Rama ndihet disi i kërcënuar nga Veliaj.
Kryemadhi: Me informacionet e mia që kam, Veliaj mund të mos jetë më kandidat. Unë besoj se zoti Veliaj mund të jetë një konkurencë shumë e madhe e Ramës… Rama në PR e imazh është bërë tashmë pak demode, dhe zoti Veliaj ka sjellë po themi një tjetër frymë. Kjo ndjenjë xhelozie do t’i hajë kokën zotit Veliaj. Por deri atëherë do të kemi kohë.
Ne nuk kemi akoma një kandidaturë për Tiranën. Sigurisht që po diskutojmë për një emër. E gjithë opozita e shikon përfaqësimin e saj në një front bllok kubndër kësaj qeverisje. Sot nuk ke të majtë e të djathtë në Shqipëri, nuk merren më njerëzit me këto. Se po të jetë kshtu, më e majtë është PD-ja sesa PS. Sot njerëzit flasin për librat e fëmijëve, për makinën e tyre, për shtëpinë e tyre.
Diskutime rreth kësaj post