Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qene ne Ora News. Ajo u pyet fillimisht rreth kandidimit të saj në krye të LSI.
Kryemadhi: Zgjedhja ime si kryetare e LSI erdhi si rezultat i disa diskutimeve dhe debateve pas zgjedhjeve ku LSI-ja do të ishte në opozitë.
Krijohet një situatë e re.
Duhej një luftë frontale në Parlament dhe një riorganizim i LSI-së në terren.
Z.Vasili do të përqendrohej 100% në Parlament për shkak të eksperiencës.
Ashtu në terren, kemi një situatë shumë të vështirë është e domosdoshme që strukturat e LSI-së të riorganizohen.
Ilir Meta edhe mund të propozonte. Meta mund të mos ketë qenë dakord para zgjedhjeve.
Mos harroni që zt.Meta ka pasur Petrit Vasilit njeriun më të besuar.
Çani: Para teje?
Kryemadhi: Sigurisht!
Kryemadhi: Po tani mund të mos ketë qenë deri para se të zgjidhesha, pastaj…
Çani: Nëse do të isha në vend të ilir Metës do ta bëja dhe unë, do vija gruan se njerëzit të marrin partinë.
Tani ta themi po të isha unë do të vija gruan, personin me të afërt.
Kryemadhi: Jojo… Vasili ka qenë personi i besuar.
Diskutime rreth kësaj post