Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një konferencë për shtyp zhvilluar ditën e sotme, u pyet në lidhje me e dhënien e nënshtetësive shqiptare nga presidenti Meta.
Ajo tha se për këtë çështje duhet të pyetet presidenca, megjithatë shtoi se Meta nuk e shkel ligjin as për fëmijët e tij dhe se kjo sipas saj është një taktikë, që këtë kompetencë ta marrë Ministria e Jashtme.
“Pyesni presidencën, por me aq sa kam lexuar mes individëve dhe mediave, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse, për aq sa e njoh Ilir Metën, as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin, jam i bindur që për procesin e pasaportave, është një taktikë mediative që këtë kompetencë ta marrë Ministria e Brendshme për t’iu dhënë kriminelëve që Anti Mafia Italiane kanë denoncuar dhe janë pjesë të raporteve jo vetëm të DASH”, – tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post