Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për zhvillimet e fundit politike. Ajo është penduar lidhur me vendimarrjen për t’iu bashkuar PD në djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
Ajo tha se djegia e mandateve ka qenë një nga proceset më fatkeqe dhe një lojë e rrezikshme që cënoi rëndë demokracinë në vendin tonë.
Deklarata e Kryemadhit:
“Përgjegjësia ime është shumë e madhe për shkak të barazisë së votës, vota e qytetarëve nuk është e barabartë, kemi deputetë në Kuvend me 27 vota dhe deputetë me 700 -3000 vota. Përgjegjësia ime është shumë e madhe në të gjithë atë proces të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale solli në kapjen e shtetit në mënyrë flagrante dhe tjetërsimin e të gjithë strukturave të politikës, të drejtësisë, ekonomisë, sigurisë dhe diplomacisë në një dorë të vetme që nuk dihej nga kontrolloheshin. Ka qenë një nga proceset më fatkeqe të demokracisë shqiptare të cilën klasa politike dhe shoqëria do ta vuajnë jashtëzakonisht shumë. Djegia e mandateve ishte një lojë shumë e rrezikshme që cënoi demokracinë dhe mbi të gjitha solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave. Përgjegjësia ime dhe e gjithë kolegëve tanë do të vijë në të ardhmen”, u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post