Monika Kryemadhi ka komentuar largimet e fundit nga LSI. Kryetarja tha se Gledion Rehovica se ka merituar të jetë deputet dhe as drejtues i asnjë institucioni, që pas dosjes që ambasada e SHBA i ka treguar
“LSI e ka emrin lëvizje, në bazë të kontributeve të tyre normalisht që s’do marrin më shumë se ç’u takon.
LSI është një parti të rinjve. Këta që ikën s’kanë qenë pjesë themeluese e LSI.
Për Rehovicën, pavarësisht njohjes personale me prindërit e tij, por ai se ka merituar të jetë deputet dhe as drejtues i asnjë institucioni, që pas dosjes që ambasada e SHBA më ka treguar për të që kur u largua nga Parlamenti. Për Nasip Naçon e kam takuar vetëm dy herë”, – tha ajo për Open.
Diskutime rreth kësaj post