Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat, ku i ka reaguar lidhur me deklaratat e Ramës.
“Tashmë do t’i përgjigjem Edi Ramës, që sot shfrynte turfullonte dhe shkumëzonte nga inati se kishte përballë listën fituese, listën e opozitës, të cilën donte ta blinte. Sot shikonim Edi Ramën që vallëzonte si balerinë në bunkerin e tij. E garantoj që as qafën nuk do të lëvizë dot më 25 prillit.
Ogertën e njoh mirë, por e di shumë mirë se pse e përdor Rama atë pseudonimin luleshtrydhja. Qytetarët paguajnë fatura të kripura për tu kuruar nga Covid-i. Shëndetësia është në fazën më të keqe, nuk ka pasur asnjëherë shëndetësi më të shkatërruar. Arsimi shqiptar nuk mund të jetë peng e strukturave pa identitet e lindjes së largët. Pse lista e Edi Ramës është listë humbëse? Ai e ka shkruar fundin e tij më 25 prill. Rama u rriti shqiptarëve taksat, mbi rrogat dhe pagat, edhe për ata që kishin pak ekonomi.
Rama ka frikë nga lista e LSI-së sepse është lista e socialistëve të vërtetë. Ai edhe ato pak që kishte i largoi. Rama ka frikë nga lista e LSI-së sepse ka frikë nga vendet e punës që krijohen për të rinjtë, ka frikë nga LSI sepse nuk bën dot kompromis me ta. Sepse kemi një qëndrim të kundërt”, u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post