“Nuk do të japim jetën për Edi Ramën, por do të japim jetën për të ndërtuar Shqipërinë ku me votën tonë në 25 prill të qërojmë njëherë e mirë çdo fenomen politik që ngrihet mbi bazën e tjetërsimit, grabitjes së të ardhmes së fëmijëve shqiptarë”.
Kështu deklaroi nga Shkodra ku u takua me të rinj e të reja, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Zonja Kryemadhi theksoi ndër të tjera: “Ne jemi shqiptarë dhe në gjakun tonë rrjedh gjaku i Kastritotit, dhe këtë nuk e tjetërson dot asnjë shqiptar që e shet veten si shqiptarë, por që është peng i antishqiptarëve. Nuk e tjetërson dot asnjë kryeministër që mendon se mund të ketë peng Shqipërinë e Shqiptarët. Gjaku i Kastriotit në trupat tanë do të jetë gjithmonë dhe do ti japë dërmën kujdo njeriu-pushtuesi, tokësor e shpirtëror.
E them këtë se kufijtë e Shqipërisë e Kosovës nuk i lëviz dot as Edi Rama, apo ata që ai ka nga pas, kufijtë e detit të Shqipërisë nuk i lëviz dot as sikur të mbledhë gjithë botën bashkë, se djem e vajzat e Shqipërisë edhe pse i ka lodhur Rama me varfërinë që ju ka pllakosur mbi shpatulla, do ti ndizen dhe do ti turren, ashtu siç i është turrur Skëndërbeu turqve 500 vjet më parë, sepse nuk ka më burrë nëne në këtë tokë që të tallet me djem e vajzat tona.
Zoti ju ruaj ju, familjet tuaja, ti bekojë shqiptarët kudo që janë të ju japë forcë, kurajo, guxim, të ju ndriçojë shpirtin për të qenë vetëvetja, për të qenë mirënjohës ndaj prindërve e familjeve tuaja e vendit tuaj.
Të jeni krenar për flamurin kombëtar që është ngjyrosur me gjakun e të rinjve shqiptarë”.
Diskutime rreth kësaj post