Gjatë një takimi me banorët e Saukut në njësinë nr 2 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngatërruar presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Teksa po akuzonte qeverinë për situatën e përmbytjeve, Kryemadhi në vend që të thoshte se ka parë Ramën duke bërë xhiro me maskë, tha presidenti.
Fjala e Monika Kryemadhit:
“Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë presidenti (kryeministri), me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre”,– tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post