Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, u tregua e ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa e paraljmëroi se nuk i djeg dot ai mandatet e opozitës, se e djeg ajo vetë me kuç e maç bashkë me orgjitë politike.
“Mandatin nuk ma merr dhe nuk ma djeg dot Edi Rama se e djeg unë Edi Ramën me kuç e me maç, me të gjithë orgjitë kriminale…flirtimet e Edi Ramës janë orgji politike. S’mund ti përdorë mandatet e opozitës Edi Rama. Nuk ia toleron më opozita dhe PS”, u shpreh Kryemadhi.
Më tej ajo shtoi se pjesa më e madhe e qytetarëve që po arrestohen në “Unazë të Re” janë kushërinj të deputetëve socialistë, ndaj ata nuk ia tolerojnë më veprimet Ramës.
Diskutime rreth kësaj post