Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë alarmin për ikjen masive të të rinjve shqiptarë nga vendi, veçanërisht të maturantëve elitarë. Gjate takimit me strukturat drejtuese të Lëvizjes Rinore për Integrim, ajo tha se vendi po rrezikohet nga nje “sëmundje e madhe”, pasi me këtë fluks “truri” do te jete i gjithë jashtë vendit.
“Dje lexoja një intervistë të një eksperti në Ministrinë e Arsimit dhe thoshte që vetëm në 3 vite, 23 mijë maturantë elitarë të Shqipërisë kërkojnë për tu larguar nga Shqipëria nga rrugë zyrtare, pra vetëm për 2018, mbi 9 mijë maturantë elitarë me mesatare më të lartë kanë kërkuar për tu larguar nga Shqipëria, pa llogaritur se sa të tjerë ikin në rrugë private”- tha ajo, duke shtuar se “Kjo në një anë është shumë e mirë sepse tregon që rinia jonë është e aftë për tu përballur me konkurrencën evropiane apo botërore, por nga ana tjetër ne e dimë shumë mirë që mungesa e besimit së rinisë Shqiptare në sistemin tonë arsimor është jashtëzakonisht e madhe”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post